Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk po e fshehin më lidhjen e tyre. Çifti i ri është fotografuar duke ndarë momente intime në jahtin “Caravelle” të Perry-t, në brigjet e Santa Barbarës, duke konfirmuar zërat e fundit për një romancë mes tyre. Në fotot e siguruara nga Fox News Digital, Trudeau shihet duke e përqafuar këngëtaren dhe duke i dhënë një puthje në faqe, ndërsa ajo, e veshur me një rroba banje të errëta, duket e qetë dhe e afërt me ish-udhëheqësin kanadez. Përfaqësuesit e këngëtares nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar mbi raportin e tyre, por kjo nuk është hera e parë që ata shihen bashkë, përcjell A2 CNN. Dyshja u fotografua për herë të...