Dosja “Sterilizimi”/ Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon ‘Diellën’ në qeli: S’kam zgjidhje tjetër…

Dosja “Sterilizimi”/ Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon ‘Diellën’ në qeli: S’kam zgjidhje tjetër…

Në GJKKO është zhvilluar sot, më 14 tetor, procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me çështjen e njohur si “Sterilizimi”. Gjatë fjalës së tij, Beqaj ka kërkuar që ministrja virtuale Diella të dëgjojë CD-të e seancave të tij. Në seancën për dosjen “Sterilizimi”, debati mes palëve nisi lidhur me ndryshimin e akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”. Ish-ministri i shëndetësisë Beqaj u ankua se procesverbalet e seancave paraprake ishin të paplota. “Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha. Unë jam në një situatë që nuk di si do të mbrohem. Procesverbalet ia kam...