Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
KQZ afate të reja për zgjedhjet: Të shtyhet regjistrimi i partive dhe kandidatëve për 5 bashkitë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar afate të reja sa i përket garës së 9 nëntorit. Në draftin që tashmë përjashton Tiranën është propozuar shtyrja e regjistrimit të partive deri në datën 14 tetor, ndërsa më herët ishte vendosur data 13. Koalicionet kanë kohë deri në 19 tetor për t’u regjistruar ndërsa afati për kandidatët 22 tetor. I vetmi afat që nuk ndryshon është fushata elektorale e cila sërish do të zgjasë vetëm një javë nga 1 deri në 7 nëntor. Ndonëse, KQZ vijon me përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore, ngërçi për afatet vijon teksa Kolegji shtyu për herë të dytë seancën që do të vuloste dhe datat për regjistrimin e forcave politike dhe kandidatëve./vizionplus.tv