Rama: Mbështesim inovatorët, akses në të dhënat zyrtare për të nxitur teknologjinë

Rama: Mbështesim inovatorët, akses në të dhënat zyrtare për të nxitur teknologjinë

Çdo biznes që ka një ide të re në fushën e teknologjisë do të asistohet nga qeveria. Në forumin e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama lajmëroi se çdo inovator do të ketë mundësinë të shfryëzojnë të dhënat e institucioneve. “Kemi rënë dakord brenda nesh të çojmë para procesin, duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë agjencinë e ekselencës, që e kemi krijuar para pak kohe, të cilën do ta vëmë në dispozicionin tuaj dhe të gjithë novatorëve. Duam që start up, inovatorët  të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe të kenë mundësi të shohin nga afër problematikat dhe të shfrytëzojnë të dhënat e tyre, të shfrytëzojnë atë brumë që është baza e zgjidhjeve...