Rrite bilanci i viktimave/ Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan

Rrite bilanci i viktimave/ Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritur në 63, pasi një muzikant vdiq nga plagët e marra pothuajse shtatë muaj pas incidentit, tha prokuroria maqedonase më 14 tetor. Vladimir Bllazhev-Pancho, këngëtari 46-vjeçar i bendit DNK, vdiq në Shkup të martën, pasi ishte hospitalizuar për shkak të lëndimeve serioze, kanë konfirmuar prokurorët. Më 16 mars, gjatë një koncerti në klubin Pulse në Koçan, shpërtheu zjarr në klubin e stërmbushur me njerëz, duke lënë të vdekur dhjetëra persona. Si pasojë e zjarrit u plagosën pothuajse edhe 200 persona të tjerë. Tetë muzikantë nga ky bend ishin në mesin e viktimave nga zjarri. Tragjedia në Koçan ndodhi gjatë një koncerti nga grupi muzikor DNK, kur shkëndijat nga mjetet piroteknike...