Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Punëtorë krahu apo profesionistë të kualifikuar? Ja çfarë po kërkon tregu shqiptar
Në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht të listuara 6916 vende të lira pune, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Vetëm në dy javët e para të tetorit, janë raportuar një total prej 1143 vendesh të lira, duke reflektuar nevojën në rritje të tregut për fuqi punëtore. Por cilët janë profesionet më të kërkuara sot në tregun shqiptar të punës? Ndryshe nga zonat bregdetare, ku bizneset turistike vijojnë të kërkojnë punonjës për stafet e shërbimit si kamarierë, kuzhinierë, sanitarë dhe personel tjetër ndihmës, sidomos edhe pse sezoni veror ka përfunduar, në qytetet e tjera të vendit mbizotëron kërkesa për punëtorë krahu. Gjatë dy javëve të para të muajit tetor, janë regjistruar 231 kërkesa për punëtorë krahu, duke e bërë këtë...