Berisha nuk është i vetmi, ja lideri që synon të jetë në politikë deri 99 vjeç

Berisha nuk është i vetmi, ja lideri që synon të jetë në politikë deri 99 vjeç

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, 92 vjeç, mbetet udhëheqësi më jetëgjatë në botë, dhe pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura këtë të diel, ai shpreson të zgjasë sundimin e tij deri në moshën 99-vjeçare. Pavarësisht moshës dhe mungesës së gjatë në publik, Biya kërkon një mandat të tetë, duke përfituar nga fragmentimi i opozitës dhe përjashtimi i rivalit kryesor, Maurice Kamto. Që prej vitit 1982, kur Biya mori pushtetin, bota ka ndryshuar, por ai ka qëndruar i pandryshuar në majën e shtetit afrikan. Sipas “El País”, ndonëse ai mban titullin e kreut të shtetit, pushtetin real e ushtron rrethi i tij i ngushtë, që përfshin drejtorin e kabinetit Samuel Mvondo, sekretarin presidencial Ferdinand Ngoh dhe bashkëshorten e tij, Chantal Biya, 56 vjeçe. Shëndeti i presidentit është...