Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka folur në Komisionin e Ligjeve, ku po raportonte Prokuroi i Përgjithshëm, OIsi Çela. Në fjalën e tij, Blushi ka akuzuar sistemin e drejtësisë, që sipas tij, i kanë mbushur burgjet me të pafajshëm, pasi dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për një maune me drogë.
Tedi Blushi:
Paraburgimi është një nga padrejtësitë më të mëdha. Mbipopullimi i burgjeve, dëshmi e shtetit represiv dhe policor të Edi Ramës. Gati 2/3 e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur dhe 1/3 e tyre janë pa akuzë. Gati 3 herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Sot burgjet janë mbushur me të pafajshëm, ndërsa kriminelët janë të lirë. Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë. Sot dënohesh për një kotec pa leje por jo për një kullë pa leje.
Kërkesat e Prokurorise për arrest me burg po shkatërrojnë jetë njerëzish. Vullneti juaj për të kërkuar arrest me burg për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ka çuar në vetëvrasje brenda burgjeve. Kanë humbur jetën në burg për 35 mijë lekë të vjetra të papaguara për OSSHE. A ndiheni fajtor Z. Kryeprokuror që i keni shërbyer instalimit të një regjimi represiv që është i ashpër me të dobtit dhe i butë me të fortit.
“Të pafajshmit në burgje, kriminelët e lirë”/ “Ligjet”, reagon ashpër Blushi: Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por…
