Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Sot dënohesh për një cigare hashash”/ Shpërthen Blushi: Kriminelët enden të lirë
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, theksoi se burgjet në Shqipëri janë mbushur me qytetarët ë pafajshëm, kurse sipas tij, kriminelët enden të lirë. Blushi tha se mbipopullimi i burgjeve është dëshmi e një shteti policor. “Paraburgimi është një nga padrejtësitë më të mëdha. Mbipopullimi i burgjeve, dëshmi e shtetit represiv dhe policor të Edi Ramës. Gati 2/3 e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur dhe 1/3 e tyre janë pa akuzë. Gati 3 herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Sot burgjet janë mbushur me të pafajshëm, ndërsa kriminelët janë të lirë. Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë.Sot dënohesh për një kotec pa leje por jo për një kullë pa leje. Kërkesat...