Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
20 fjalë të urta shqiptare: Në dhe të huaj, dita t’bëhet muaj!
Foto ilustrim Shqiptarët kanë një opus të gjerë me fjalë të urta, që në mënyrë ironike, kryesisht, sjellin përvojën jetësore, mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme. Në vazhdim mund të lexoni disa fjalë të urta shqiptare që ObserverKult ka zgjedhur për ju e që kanë të bëjnë me atdheun: -Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË-Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË-Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG-Derë e botës s’është strehë e kokës. JUG -Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep. KOSOVË-Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KORÇË-Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KORÇË-Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË-I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër....