Fluks turistësh edhe në vjeshtë/ Ja statistikat ‘surprizë’, gjatë muajit shtator

Fluks turistësh edhe në vjeshtë/ Ja statistikat ‘surprizë’, gjatë muajit shtator

10.2 milionë vizitorë të huaj ka pritur Shqipëria deri në fund të muajit gusht. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se është shënuar një rritje me 6% e vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Këto shifra konfirmojnë fluksin turistik që ka pritur vendi gjatë këtij viti si dhe impaktin e rëndësishëm që ka dhënë në ekonomi. Po ashtu numri i vizitoreve të huaj tregon se Shqipëria është shndërruar në një ofertë turistike me turizëm gjithëvjetor. Destinacionet kulturore, arkeologjike dhe historike ne vendin tone mbeten nder pikat kryesore te vizitoreve te huaj sidomos përgjatë vjeshtës. Referuar shifrave zyrtare te publikuara se fundmi nga Kryeministri Rama nga janari deri në shtator te këtij viti janë numëruar gjithsej mbi 1.2 milionë vizitorë ne këto atraksione turistike ose...