Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kroçera e huaj ankorohet në Vlorë, 43 turistë britanikë dhe gjermanë zbresin në qytetin bregdetar
Kroçera MONET ka mbërritur këtë mëngjes në Portin e Vlorës me 43 turistë në bord, kryesisht nga Britania e Madhe, por edhe nga Gjermania, Irlanda dhe Ukraina. Itinerari i kësaj kroçere përfshin ndalesa në Greqi, Shqipëri dhe Kroaci, ndërsa në vendin tonë ajo ndalet në katër porte kryesore: Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Moti i mirë i tetorit ka ndikuar që turistët të vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe përtej sezonit turistik të zakonshëm, duke e bërë Vlorën një destinacion gjithnjë e më të kërkuar. Kapiteni i kroçeres, Jozef Pacev, thekson se ky nuk është udhëtimi i parë i në Shqipëri. Vlora dhe Shqipëria vijojnë të mbeten destinacione të preferuara dhe shumë të kërkuara nga turistët e huaj. Moti i mirë i tetorit ka ndikuar që...