Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sot shansi i fundit për maturantët e viteve të kaluara/ Nisin regjistrimet në universitete, ja oraret e vlefshme
Formulari A1Z është hapur këtë të martë për herë të fundit, për maturantët e viteve të kaluara, të cilët nuk janë regjistruar ende në universitete. Ky proces do të jetë i vlefshëm vetëm nga ora 8:00 deri në 16:00. Pas përfundimit të afatit, ata që nuk arrijnë të plotësojnë formularin do të duhet të presin vitin e ardhshëm për të ndjekur arsimin e lartë. Përmes këtij formulari, ish-maturantët kanë mundësi të përzgjedhin programet e studimit me kuota të mbetura bosh, në raundin e fundit të pranimeve, i cili do të vijojë deri më 24 tetor.