“Projekti i kullës 35-katëshe në Shkodër”/ Reagon KMSH: Ndërtimi i jashtëligjshëm, është pronë vakëf

“Projekti i kullës 35-katëshe në Shkodër”/ Reagon KMSH: Ndërtimi i jashtëligjshëm, është pronë vakëf

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reagur për projektin e kullës 35 katëshe “Rozafa Tower” në Shkodër. Sipas KMSH, vendi ku po bëhet kjo ndërtesë është në pronësi të një vakëfi dhe i përket këtij komuniteti. “Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi të Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi i kullës “Rozafa Tower”. Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit, një cenim të të drejtës së pronësisë dhe një akt mosrespektimi ndaj institucioneve fetare dhe trashëgimisë vakëf.Prej më shumë se tre dekadash, kjo pronë ka qenë objekt i një kalvari të gjatë...