Projekti “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse “Deti Blu” i cili mbështetet nga Banka Botërore me një kredi rreth 80 milionë dollarë ka nisur të hedhë hapat e parë konkretë me investime teksa një pjesë e mirë e elementëve që përfshin janë në fazë të hartimit të termave të referencës.Banka Botërore analizoi në një publikim të fundit të këtyre ditëve ecurinë e projektit duke dhënë detaje për secilin prej tre komponentëve. Projekti u bë efektiv në 31 mars 2025.Konkretisht sipas Bankës që nga hyrja në fuqi, përpjekjet janë përqendruar në përparimin e zbatimit, veçanërisht përmes përgatitjes së disa Termave të Referencës (TOR). Statusi aktual është si më poshtë:Komponenti 1:Janë përgatitur TOR-të për:(i) Aktivitetet e asistencës teknike për monitorim të përmirësuar dhe kalimin drejt ekonomisë qarkulluese,(ii) Verifikimin e performancës së bashkive në kuadër të EPBI,(iii) Aktivitetet e ndërgjegjësimit dhe komunikimit, dhe(iv) Organizimin e një workshopi me bashkitë mbi EPBI.“Ekipi i Menaxhimit të Projektit po vazhdon me proceset e prokurimit dhe aktivitetet do të nisin menjëherë pas nënshkrimit të kontratave. Paralelisht, janë në përgatitje specifikimet teknike për investimet fillestare në pajisje për bashkitë, si dhe për pajisjet e riciklimit dhe kontejnerët kompaktues. Proceset e prokurimit për këto mallra pritet të zhvillohen në fillim të vitit 2026” nënvizon Banka.Komponenti 2:Janë në përgatitje TOR-et(termat e referencës) për:(i) Studimin e fizibilitetit, projektimin paraprak, projektin e detajuar, asistencën në tenderim dhe mbikëqyrjen e punimeve për Gjirokastrën;(ii) Studimin e fizibilitetit, projektimin paraprak, projektin e detajuar, asistencën në tenderim dhe mbikëqyrjen e punimeve në Përmet, Tepelenë dhe Memaliaj;(iii) Asistencën teknike për përgatitjen e ESIA-s (Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social) dhe Kornizës Mjedisore e Sociale për Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën dhe Memaliajn, që lidhen me rrjetin e kanalizimeve, ujërat e ndotura, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura dhe zgjidhjet sanitare në terren;(iv) Asistencën teknike për kryerjen e studimeve që do të zhvillojnë një strategji për shërbimet e kanalizimeve dhe planet rajonale të ujit dhe kanalizimeve;(v) Asistencën për planet rajonale/bashkiake të ujit dhe kanalizimeve dhe asistencën teknike për ndërmarrjet rajonale të ujësjellës-kanalizimeve;(vi) Krijimin e një sistemi të unifikuar informacioni me bazë GIS për monitorimin e shërbimeve të kanalizimeve dhe mbrojtjen e mjedisit; dhe(vii) Kostot e auditimit të projektit.Pas shqyrtimit dhe finalizimit të TOR-ve, këto procese prokurimi do të nisin sa më shpejt të jetë e mundur, me objektivin që të gjitha kontratat e mësipërme të jenë në fuqi deri në tremujorin e katërt të vitit fiskal 2026. Nënkomponenti 2.3:TOR-të për një konsulencë asistence teknike që do të ndihmojë në identifikimin e zonave problematike (“hotspots”) dhe në përcaktimin e një liste prioritetesh për investime në pyllëzim/ri-pyllëzim, përmirësimin e kullotave dhe/ose masa të tjera për kontrollin e erozionit janë aktualisht në përgatitje. Ato pritet të finalizohen dhe proceset përkatëse të prokurimit të nisin në nëntor 2025.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Projekti 80 mln USD i BB për mjedisin dhe detin Blu, fazat që nisin në nëntor
