Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Jetojmë në një epokë shumë torollake”… ja pse mendonte kështu Borges!
Jorge Luis Borges Një prej figurave më unike letrare të shekullit XX, Jorge Luis Borges, lindi në Argjentinë më 24 gusht 1899. Borges do ta ndiente veten të tërhequr nga filozofia e Heideggerit, Sartrit, Juan Ruflos. Duke e kthyer shkrimin në një mjet për të zbuluar botën dhe qenien njerëzore, Borges ka lënë pas një trashëgimi të çmuar letrash, ku çdokush mund të endet dhe t’i japë përgjigje pyetjeve që i enden rreth vetes. Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për letërsinë. “Ndihem pakëz i turpëruar që marr Nobelin, sidomos duke patur parasysh që Borgesi nuk e mori asnjëherë”, ka thënë shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa pasi e fitoi çmimin...