Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Fotografi historike/ Kujt ia nxori gjuhën Ajnshtajni?
Albert Ajnshtajni në foton e çudishme/ Historia Fotografia më e famshme e gjeniut të fizikës, Albert Ajshtajnit, me gjuhën jashtë, duket sikur të ishte e një komediani dhe jo një njeriu të ftohtë të shkencës. Shkrepja është krejtësisht origjinale, jo ndonjë truk. Fotografia daton në ditëlindjen e 72-të, të fizikanit të famshëm. Konkretisht, miqtë dhe kolegët përgatitën një festë, në 14 mars 1951, në klubin “Princeton”. Mbërritën shumë miq, si dhe fotografë të mediave. Aty, Ajnshtajni takoi fotografin profesionist Arthur Sasse, i cili i bëri disa fotografi. Festës i erdhi fundi dhe profesori i lodhur u drejtua drejt makinës. Sasse iu përgjërua edhe për një tjetër fotografi. Ajnshtajni reagoi ndaj tij, duke i nxjerrë gjuhën me humor dhe kështu u krijua fotoja e lavdishme. Arthur...