Bllokimi i monopatinave, ironizon avokati: Të ndalojnë edhe avionët e makinat që të mos ketë aksidente

Bllokimi i monopatinave, ironizon avokati: Të ndalojnë edhe avionët e makinat që të mos ketë aksidente

Avokati Gylsen Zhllima ka folur në lidhje me bllokimin e monopatinave, një aksion policor i zhvilluar ditën e djeshme pas urdhrit të ministres Albana Koçiu. Avokati tha se nuk është e drejtë të merren vendime të tilla, kur sipas tij, paraprakisht nuk është bërë normimi ligjor i tyre. Ai ka ironizuar duke u shprehur se fton policët të heqë nga rrugët edhe makinat e motorët apo të ndalojë avionët, në mënyrë që të shmangen të gjitha aksidentet. “Ftoj policinë të bllokojë edhe të gjithë avionët dhe makinat dhe nuk do kemi më aksidente. Kemi një rend kushtetues dispozitë ligjore, një Kod Rrugor. Duhet normuar kuadri ligjor, jo të bëhet një aksion i tillë sepse në sytë e qytetarëve ka humbur besimi te policia. Nuk mund...