Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi pësoi rënie në tremujorin e tretë

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi pësoi rënie në tremujorin e tretë

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi shfaqi një tendencë rënëse në tremujorin e tretë të këtij viti.Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, vlerësimet e bizneseve për gjendjen financiare dhe normën e shfrytëzimit të kapaciteteve kanë rënë lehtësisht krahasuar me nivelin e tremujorit të dytë. Megjithatë, ato mbeten mbi nivelin e mesatares historike përkatëse.Rënia e vlerësimeve të biznesit për shkallën e shfrytëzimit të kapacitetit prodhues ishte në linjë edhe me ecurinë e treguesi të ndjesisë ekonomike, që ra me 1.3 pikë në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorin e tregtisë dhe industrisë.Niveli aktual i treguesit të ndjesisë së ekonomike mbetet 7 pikë mbi mesataren afatgjatë, por ecuria e këtij treguesi gjatë vitit 2025 është shfaqur më e luhatshme.Shfrytëzimi...