“13 vjet pushtet pa prodhuar asnjë vizion”/ Reagon ashpër diplomati: Rama është kthyer në një barrë për popullin

Diplomati Agim Nesho është shprehur në një emision televiziv, se Edi Rama, është një figurë që po mbahet artificialisht në pushtet prej më shumë se një dekade, pa bërë asgjë konkrete për zhvillimin e vendit. Sipas Neshos, qytetarët po e perceptojnë gjithnjë e më shumë Ramën si një barrë, ndërsa Shqipëria, në sytë e ndërkombëtarëve, shfaqet si një vend me ambicie, por pa themele të qëndrueshme për të përmbushur objektivat e integrimit evropian.
Agim Nesho:
Gjithmonë e më shumë, populli po e shikon Ramën si një barrë që po e mban në kurriz. E dyta, e ka parë tashmë për një periudhë tepër të gjatë, e pandodhur më përpara në një demokraci perëndimore që të vazhdojë për 13 vjet të mbajë pushtetin pa prodhuar asnjë vizion për vendin e tij.
Nëse Bashkimi Evropian, për momentin gjeopolitik kërkon që të rrisë standardet e GTP-së për të gjitha vendet e rajonit duke iu dhënë sasi të konsiderueshme deri në një 1 miliard dollarë për çdo vend, në infrastrukturë, në industritë moderne. Të gjitha këto tregojnë që Shqipëria është e paaftë për arsye se nuk ka bazën për të arritur ato zhvillime esenciale për të zhvilluar vendin. Prandaj, ne jemi një vend ndoshta më keq se vendet evropiane por me një fasadë shumë të bukur që piktori e ka pikturuar për ta shitur në botën e jashtme.
Dua të them që von der Lyen, tani e gjithmonë më tepër nga entuziasmi i mëparshëm që Shqipëria do të futet në 2027-2030, po i afrohet asaj realitetit që shqiptarët e dinë që ky proces është marrë nga Rama vetëm për të justifikuar marrjen dhe zaptimin e zgjedhjeve në mënyrë të parregullt, të farsës elektorale për të thënë që kam një qëllim që Shqipërinë do e fusë në BE. Gjë që është mijëra e mijëra kilometra larg realitetit. Von der Lyen tha një gjë shumë të madhe: Ju keni ambicien! Por a mjafton ambicia? Çdo njeri nga ne, mund të kërkojmë shumë gjëra që të realizojmë, por ambicia duhet që të ketë një bazë ku të mbështetesh për të justifikuar edhe qëllimet ku do të arrish. Rama nuk i ka. I ka një fasadë.