Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
IKMT kërcënon bizneset dhe shtëpitë në Orikum e Llogara, qytetari paralajmëron përshkallëzim të protestave: Po vijnë…
Një valë e re zemërimi po përfshin banorët e Orikumit dhe zonës së Llogarasë, pas paralajmërimeve për prishjen e dhjetëra bizneseve dhe banesave. Në qendër të kësaj përplasjeje është një problem që, sipas banorëve të zonës, nuk ka lidhje me zhvillimin, por me shpopullimin dhe dorëzimin e tokës së tyre në duart e oligarkëve të lidhur me pushtetin. “Jam nga Dukati. Në Orikum kam një biznes restorant në buzë të detit që prej vitit 1994. Si unë ka edhe shumë të tjerë,” shprehet për gazetën “SOT” Ardian Nezha, një ndër qytetarët që kanë ngritur zërin kundër aksionit të IKMT-së. Ai tregon se prej tre muajsh, bizneset e zonës po kërcënohen nga IKMT. “Ka tre muaj që na kërcënon IKMT sepse në Orikum e në Llogara...