Burimi: 
								ntv.al
								
							
                                    Foto © ntv.al                                
                            Mos të kanë futur këta të krahut të Veliajt?/ Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për Tiranën, Dritan Gremi
                            Sipërmarrësi Dritan Gremi, ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe kërkon të mbledhë firmat për të kandiduar si i pavarur. Gremi u pyet për aludimet që qarkullojnë, se mund të jetë një kandidat i futur nga krahu i Erion Veliajt. Gremi deklaroi se e njeh Veliajn, por nuk ka patur me të “një marrëdhënie që mund ta bëjë pis”. Biseda: Ylli Rakipi: Gojët e liga, siç ka gjithmonë këtu, thonë është futur nga pjesa e Erion Velisë… Dritan Gremi: Njihem me Veliajn dhe shumë politikanë, edhe me të djathtë. Nuk është turp të njohësh Veliajn.Para ca ditësh më doli një postim i Veliajt me të birin që kishte ditëlindjen. Burri që është burrë, ia bën një koment dhe ia bëra. Po çfarë...