Në Tiranë u mbajt Samiti i Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që mblodhi së bashku liderë të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj.
Në panelet e këtij takimi të nivelit të lartë morën pjesë investitorë nga vende të ndryshme, mes tyre edhe CEO i “Concord Investment”, Artan Dulaku.
Në fjalën e tij, Zoti Dulaku vuri në dukje resurset e mëdha që ofron Shqipëria dhe rajoni për zhvillim ekonomik.
CEO i “Concord Investment” solli edhe një shembull konkret nga fusha e mikpritjes, ku interesi i investitorëve të huaj po rritet ndjeshëm, duke theksuar se procedurat dhe çështjet e pronësisë duhet të përshpejtohen për të lehtësuar hyrjen e investimeve të reja.
Sipas Zotit Dulaku, bashkëpunimi mes sektorëve kryesorë dhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore e administrative do të hapin rrugën për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri dhe në gjithë rajonin.
CEO i “Concord Investment”, Artan Dulaku: Nëse ne duhet të ecim përpara duhet të ristrukturojmë ekonominë tonë dhe të përfshihemi në ato që janë mënyra të zgjuara për të bërë biznes dhe që është, koordinim midis sektorëve kyç si energjia, energjia e rinovueshme, dhe pse të mos lëvizim drejt disa mjeteve financiare, strukturës së re që i nevojitet vendit.
Do t’ju sjell një shembull. Duke folur për mikpritjen, kemi vënë re se kërkesa për të qenë të pranishëm në Shqipëri, që nga 20 rrjete hotelesh në Evropë, është shumë e lartë dhe përgjigja është e ngadaltë dhe duhet të përshpejtohet disi. Do t’ju jap një shembull se çfarë mund të bëjë qeveria lokale. Qeveria lokale në thelb mund ta zgjidhë çështjen e pronësisë së tokës, e cila është një çështje e madhe dhe asnjë e huaj nuk mund ta zgjidhë atë me mjetet e veta. Qeveria lokale mund t’ua përkthejë nevojat lokale partnerëve ndërkombëtarë.
