Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
19 mijë persona më arsim të lartë janë të papunë
Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për bizneset shqiptarë vitet e fundit, por ndërkohë mijëra persona me arsim të lartë në të gjithë vendin janë pa punë.Megjithëse ky kontingjent është në ulje edhe për shkak të tkurrjes së popullsisë, vitin e kaluar ende rreth 19 mijë persona me arsim të lartë ishin në kërkim të punës po nuk gjenin, sipas të dhënave të INSTAT. Rreth 13 mijë prej tyre ishin të moshës 25-64 vjeç.Në total, numri i të papunëve me arsim të lartë për grup-moshën mbi 15 vjeç ra nga 22.198 në vitin 2023 në 18.832 në vitin 2024.Të dhënat tregojnë se papunësia është rritur disi tek të rinjtë 15–24 vjeç, nga 4.892 në vitin 2023 në 5.266 persona në 2024, çka tregon...