Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

Në disa zona të Beratit ka nisur vjelja e ullirit, ndërsa pritet të fillojë së shpejti edhe në fshatra të tjerë. Në Elbasan vjelja pritet të nisë nga fillimi i muajit nëntor.Megjithatë, kjo fazë e parë e sezonit shoqërohet me sinjalizime për një ulje të ndjeshme të prodhimit, krahasuar me vitin e kaluar.Grumbullues dhe përpunues të ullirit në zonat e Beratit dhe Elbasanit pohojnë se prodhimi i ullirit si kokërr për konsum të drejtpërdrejtë, ashtu edhe për përpunim në vaj, rezulton më i ulët se në vitin 2024. Deri në fund të sezonit, pritet që sasia e grumbulluar të jetë 30 deri 40% më pak.Kastrijot Çuedari, përpunues nga Berati, thotë se kjo rënie vjen si pasojë e temperaturave të larta gjatë verës, të cilat u...