Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka vendosur t’i japë fund pyetjeve të shumta që ka marrë kohët e fundit nga ndjekësit në rrjete sociale për ndryshimin në syrin e saj. Në një “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Çfarë të ka ndodhur te syri?” Olta vendosi të përgjigjej hapur, duke sqaruar se bëhet fjalë për një problem shëndetësor dhe jo për ndonjë ndërhyrje estetike, siç kanë aluduar disa. Ajo shkroi: “Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do...