Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I gjenden në shtëpi 200 kg kokainë me vlerë 16 milionë euro/ Arrestohet në Romë një 23-vjeçar shqiptar
Karabinierët në Romë sekuestruan 200 kilogramë kokainë, që vlerësohet se i ka sjellë një shumë prej afërsisht 16 milionë eurosh një grupi të krimit të organizuar të kryeqytetit italian. Sipas raportimeve nga mediat italiane, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike iu gjet një shtetasi shqiptar. Mësohet se karabinierët t gjetën kokainën brenda shtëpisë në Romë një 23-vjeçari shqiptar, i cili më pas u arrestua nga oficerët e Njësisë Hetimore të Romës. Droga, e ndarë në 191 blloqe, me gjithsej 8,000 doza, u zbulua në shtëpinë e tij: një qendër e vërtetë logjistike për ruajtjen e narkotikëve, së bashku me një pistoletë, municione dhe afërsisht 30,000 euro në para të gatshme.