Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zgjedhjet në Tiranë do të jenë në mesin e dhjetorit”, Lesi: Opozita po futet në garë për të humbur, duhej një..
Botuesi Nikollë Lesi në një dalje televizive në një emision televiziv analizoi garën për Bashkinë e Tiranës. Lesi tha se Partia Demokratike duhej të kishte kandiduar një figurë politike dhe jo Florjan Binajn. Analisti tha se PS po përgatitet për zgjedhjet në Tiranë në mesin e muajit dhjetor ndërsa opozita ose nuk fiton dot ose nuk do të fitojë. “Partia Demokratike ose nuk e fiton dot Tiranën ose nuk do ta fitojë. Për mua duhej një figurë politike, zgjedhjet do jenë nga mesi i dhjetorit sipas asaj që tha Blendi Klosi. Mesa duket Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë kërkesën e Erion Veliajt dhe Krishtlindjet do ta gjejnë Tiranën me kryetar. Mendoj se opozita duhej të kandidonte Jorida Tabakun, Ilir Alimehmetin ose Klevis Balliun. Për mua...