Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nesër promovohet libri “…i njëjti gur” i poetes Majlindë Sinani Lulaj
Nesër, duke filluar nga ora 17:00, në Librarinë Dukagjini (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë), do të mbahet promovimi i librit të ri me poezi “…i njëjti gur” i autores Majlindë Sinani Lulaj, botuar nga Shtëpia Botuese Littera. Për librin do të flasin studiuesi Merxhan Avdyli dhe kritiku Mërgim Bekteshi, ndërsa takimi do të moderohet nga botuesja Donika Dabishevci . Libri “…i njëjti gur” është një udhëtim poetik që shqyrton ekzistencën njerëzore përmes metaforës së gurit, shenjë e qëndrueshmërisë, heshtjes dhe përjetësisë. Ju mirëpresim! ObserverKult