Komisioni i Ligjeve ri-shpall vakancën për Avokatin e Popullit, opozita bojkoton

Komisioni i Ligjeve ri-shpall vakancën për Avokatin e Popullit, opozita bojkoton

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shpalli sërish vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit, duke nxitur debate të forta politike. Vendimi u mor me 8 votat e deputetëve socialistë, ndërsa 5 deputetët e opozitës bojkotuan votimin, duke shprehur mosdakordësinë e tyre me procedurën. Të interesuarit për këtë post kanë 20 ditë kohë për të depozituar dokumentacionin e nevojshëm si kandidatë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mbrojti vendimin duke theksuar se shpallja e re e vakancës është e nevojshme, sepse një pjesë e deputetëve të legjislaturës së kaluar, të cilët kanë firmosur në mbështetje të kandidaturave, sot nuk janë më në Kuvend. Si rrjedhojë, sipas tij, procedura e mëparshme ka humbur vlefshmërinë ligjore. Nga ana e saj, opozita argumentoi se kjo procedurë...