Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nënshkruhet marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?
Në samitin historik për paqen në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit për Gazën, duke u shprehur se duheshin tre mijë vite për këtë marrëveshje. “Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?”, tha Trump teksa firmoste dokumentin, duke shprehur besimin se marrëveshja do të jetë efikase. Pas tij, edhe liderë të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, firmosën dokumentin, që synon të vendosë paqen dhe të ndalë përplasjet në rajon. “Të gjithë janë të lumtur”, deklaroi Trump në ceremoninë e nënshkrimit, duke falënderuar të gjithë, për mbështetjen e dhënë gjatë negociatave për armëpushimin. Ai shtoi se kishte...