Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Blushi debat me kreun e KLGJ te “Ligjet”: 90% e shqiptarëve nuk arrijnë të marrin shërbim gjyqësor
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një debat të fortë me kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi, gjatë raportimit të këtij të fundit para Komisionit të Ligjeve. Blushi akuzoi institucionet e drejtësisë dhe projektin e reformës si një mekanizëm të keqpërdorur për goditjen e opozitës dhe kapjen politike të sistemit gjyqësor. Në fjalën e tij, Blushi tha se reforma në drejtësi ka dështuar jo vetëm në objektivat e shpallura, por edhe në funksionin bazë të saj: garantimin e një drejtësie të pavarur dhe të aksesueshme për qytetarët. “Reforma në drejtësi ka dështuar. Aktualisht, 137.101 çështje janë ende në shqyrtim nga gjykatat. Një proces gjyqësor zgjat mesatarisht 12 deri në 15 vite për të kaluar në tri shkallët e gjyqësorit. 90%...