COVID e viroza në qarkullim, mjekja: Simptomat zgjasin disa ditë, qytetarët me shqetësime gastrointestinale

COVID e viroza në qarkullim, mjekja: Simptomat zgjasin disa ditë, qytetarët me shqetësime gastrointestinale

Vjeshta ka hyrë me një qarkullim të dendur të virozave respiratore dhe COVID. Problemet me rrugët e frymëmarrjes dhe ato të traktit tretës kanë bërë që shumë të rritur, por edhe fëmijë, të kenë nevojë për ndihmën e mjekëve të familjes dhe atyre pediatër. “Simptomat kanë qenë ato të një viroze, me temperaturë, me dhimbje fyti, me kollë dhe sekrecione“, thotë mjekja Blerta Berberi. Infeksionet e traktit tretës janë ato që mbizotërojnë më shumë. “Shqetësimet gastrointestinale kanë variuar nga tre ditë. Kemi pasur pak raste që kanë zgjatur deri në pesë apo gjashtë ditë, por që gjithsesi janë menaxhuar me sukses”, thekson ajo. Infektimet nga COVID janë gjithmonë prezente, por me simptoma më të lehta që zgjasin 2-3 ditë. “Predisponojmë edhe testet e COVID-19, dhe...