Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Manastirliu me banorët e Tiranës: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit!
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me banorët e kryeqytetit këtë të hënë, 13 tetor, konkretisht në Njësinë 5, ku u diskutua mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj zone të madhe urbane. Ajo ishte e shoqëruar nga drejtuesit politikë të PS-së në Njësinë 5, Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Erion Braçe. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu vuri theksin te ndërtimi i një Tirane që u përket qytetarëve, ku hapësirat, shërbimet dhe zhvillimi urban të jenë në funksion të komunitetit. “Ka rëndësi që ne të ndërtojmë një qytet që i përket komunitetit, ku secili të ndjejë pronësinë mbi “katin zero” të lagjes, mbi territorin ku ndajmë jetën e përditshme, ndaj një nga prioritetet tona do të jetë pikërisht...