Ndalimi i monopatinave, Florjan Binaj kundërshton: Le të marshojnë betonieret!

Ndalimi i monopatinave, Florjan Binaj kundërshton: Le të marshojnë betonieret!

Prej kësaj të hëne, 13 tetor, mjetet elektrike me dy rrota nuk do të lejohen më të qarkullojnë në rrugët e vendit. Por kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj mesa duket nuk është dakord. Ai ka reaguar me ironi përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, duke bërë një paralelizëm me ndotjen e ajrit në kryeqytet nga betonierët, që sipas tij duhet të ishin ndaluar. “Ndalohen monopatinat! Le të marshojnë betonieret!”, ironizon kandidati i pavarur për Tiranën, i mbështetur nga partitë opozitare. Prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, policia u pozicionua në disa prej segmenteve kryesore në kryeqytet për bllokimin e mjeteve elektrike me dy rrota. Me dhjetëra qytetarë u ndaluan duke lëvizur me këto mjete. Ky vendim u respektua...