Shenjat që tregojnë se keni ulçerë në stomak, Ylli Merja tregon çfarë duhet të shmangni urgjentisht

Shenjat që tregojnë se keni ulçerë në stomak, Ylli Merja tregon çfarë duhet të shmangni urgjentisht

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme, kur stresi, ushqimi jo i shëndetshëm dhe përdorimi i medikamenteve është rritur ndjeshëm. Një nga sëmundjet që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës është ulçera e stomakut, një gjendje që, nëse neglizhohet, mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin. I ftuar në një emision televiziv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon çfarë është ulçera e stomakut, cilat janë simptomat kryesore, si ndikon mënyra e jetesës në shfaqjen e saj, dhe më e rëndësishmja si mund të ndihmojmë veten me trajtime natyrale. “Ulçerat janë plagë të rrumbullakëta, të malçesuara dhe shpesh të qelbëzuara, që shfaqen në mukozën e brendshme të stomakut. Ato vijnë si pasojë...