Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tirana e papërballueshme/ INSTAT publikon raportin tronditës: Dy paga minimale për një jetë normale
INSTAT konfirmoi se një familjeje i duhen mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për të jetuar. Por nëse shohim shpenzimet sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit, të dhënat tregojnë ata me arsim të lartë rezultojnë se e kanë “shtrënguar dorën” në shpenzime gjatë 2024, krahasuar me 2023. Ndërsa ata që nuk kanë përfunduar një nivel arsimor rezultuan se kanë shpenzuar më shumë. Morena Boja, pedagoge ekonomie, është e mendimit se shpenzimet mujore jo domosdoshmërisht lidhen më nivelin arsimor. “Unë jam e mendimit se arsimimi nuk lidhet shumë me shpenzimet mujore të familjes. Një familje shpenzon sipas nivelit të të ardhurave. Natyrshëm që një familje pa arsim ka dhe pagat apo të ardhurat më të ulëta, ndaj dhe shpenzimet i ka më të mëdha. Ndërsa një familje...