Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk kemi asnjë mbështetje”/ Fermerët e Vlorës: Po falimentojmë, nuk kemi treg për shitjen e prodhimeve bujqësore
Fermerët e zonës së lumit të Vlorës po përballen këtë vit me një sërë problematikash që po e vështirësojnë ndjeshëm punën e tyre. Përveç tregut të dobët të shitjes së produkteve bujqësore, ata ngrenë shqetësimin për dëmtimet që kanë pësuar kulturat, veçanërisht ato të domates. Fermerët shprehen gjithashtu se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Bashkia e Selenicës. Sipas tyre, institucionet lokale nuk kanë dalë në terren për të parë situatën nga afër, ndërkohë që edhe kanalet vaditëse në shumë parcela janë jashtë funksioni. Fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe mbështetje për të përballuar dëmet dhe për të mos braktisur tokën.