“Rama kërkon të katandisë vendin në 30 bashki”- Deklarata e Berishës: Synon largimin e pushtetit nga duart e qytetarëve

“Rama kërkon të katandisë vendin në 30 bashki”- Deklarata e Berishës: Synon largimin e pushtetit nga duart e qytetarëve

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama kërkon që të ulë numrin e bashkive në vend nga 62 në 29 apo 30. Sipas Berishës, Rama synon të largojë pushtetin nga duart e qytetarëve duke pjesëtuar me disa herë fuqinë e votës së tyre. “Edi Rama ka ndërmend faktikisht të pjesëtojë me disa herë fuqinë e votës së qytetarëve shqiptarë. Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62, në mos gaboj në 28 apo 30 bashki dhe komuna”, deklaroi kreu i PD-së. Sali Berisha: E kemi theksuar këtu, nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa praninë e ODIHR. Do ftohet dhe do i dërgohet ftesë ODIHR, pasi të pranojnë ftesën, duhet një ftesë nga të gjitha palët, pozita dhe opozita dhe natyrisht...