Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BSH kufizoi kredinë për pasurinë e paluajtshme, Sejko: Të parandalojmë mundësinë e përsëritjes së krizës së 2008
Nga 1 korriku kredia për blerje banesash u kufizua me vendim të Bankës së Shqipërisë në mënyrë që bankat të mos ekspozohen më tej në këtë treg, pasi volumi më i lartë i kredisë që japin bankat shkon për këtë sektor. Guvernatori tha në Komisionin e Ekonomisë se masat e marra, janë më shumë parandaluese ose mbrojtëse të sistemit bankar që të mos përsëritet kriza e 2008-ës. “Për tregun e pasurive të paluajtshme, është një treg që po zhvillohet. Ne e shohim tregun në tërësi në raport me sektorin financiar. Shqetësimi ynë parësorë është që mos të ndikojë në kreditim, ngjashmërisht me krizën e 2008-ës kur në Amerikë falimentuan bankat dhe tregu u fry u fry deri në momentin kur çmimet ranë, ra vlera e kolateralit dhe natyrisht kreditë...