Kryeministri Edi Rama ka zbërthyer BE-në, në mënyrën e tij, duke folur në Forumin Europian të Investimeve.
Duke i mëshuar sfidave të rajonit, ambicies për në BE, kryeministri shqiptar i citoi zyrtarës së lartë europiane se çfarë ka thënë Kamy apo Mone.
“Ballkani Perëndimor nuk është problem por zgjidhje që pret të integrohet. Ky është mesazhi i horizontit të ri që kapitulli i Evropës nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytete të vjetra të Evropës, por edhe në Pogdoricë, Beograd, Sofie, Tiranë, Shkup, etj. Nga qymyri e çeliku në novacion, evropianëve nuk iu kërkojmë bamirësi e dhurata por vizion. I njëjti vizion që solli më parë bashkë kombe si Polonia, Çekia, duke çelur asokohe një horizont të ri që krijoi një rritje të jashtëzakonshme për ta dhe i solli BE dividentë që si kishte parë me dekada të tëra. Siç thoshte Albert Camu, ‘bujaria e vërtetë kundrejt së ardhmes është t’i japësh gjithçka së tashmes’. Fuqia e Evropës duhet të matet nga shtrirja e imagjinatës, diçka që e ka me bollëk. Le të kujtojmë Zhan Mone, një prej etërve themelues të Evropës, njerëzit pranojnë ndryshimin vetëm kur përballen me nevojën dhe e shohin këtë vetëm kur ia beh kriza. Nevoja është këtu dhe kriza ka ardhur tashmë. Le ta transformojmë nevojën në vizion dhe krizën në krijim. Le ta çelim këtë horizont të ri jo vetëm me deklarata e vepra, ta vërtetojmë se ka ende hapësira që Evropa të rritet e të bëhet më e lirë”.
Më tej, Rama deklaroi se rajoni ka potencialin të shndërrohet në “laboratorin e Europës”, ku mund të testohet dhe ndërtohet e ardhmja e kontinentit. “Është koha që ta kthejmë këtë rajon në zonë të transformimit të Europës,” përfundoi Rama, duke ftuar investitorët dhe partnerët europianë të shohin Ballkanin si një terren të ri zhvillimi dhe inovacioni.
Rama zbërthen BE-në
