Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi”, Ursula von der Leyen thirrje investuesve: Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani
Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky Forum mbahet për herë të parë në Tiranë dhe do të zgjasë dy ditë, 13-14 tetor. E pranishmë është edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në fjalën e saj, von der Leyen theksoi se tani është koha e duhur për të investuar në Ballkanin Perëndimor. “Te sektori i biznesit duhet të jemi të qartë, nëse zgjidhni Ballkani Perëndimor, zgjidhni Evropën. Kjo duhet të jetë motoja jonë”, theksoi Presidentja e KE. Usula von der Leyen: Ekonomitë tuaja (të Ballkanit Perëndimor) janë të prirura të rriten me shpejtësi, ne e miratuam planin e rritjes së BE për Ballkanin për këtë arsye. Së bashku punojmë për reforma dhe krah reformave vijnë investimet....