‘Shuplaka’ europiane/ Von der Leyen i’a thotë në sy Ramës: Plani juaj për integrimin është vetëm ambicie

‘Shuplaka’ europiane/ Von der Leyen i’a thotë në sy Ramës: Plani juaj për integrimin është vetëm ambicie

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi përsëri në Tiranë se afatet për integrimin që prezanton qeveria shqiptare janë thjesht ambicie. Kjo nuk është hera e parë që në prani të Edi Ramës, zyrtarët europianë deklarojnë hapur se datat e tij janë vetëm ambicie. Von der Leyen insistoi përsëri se ky është një moment gjeopolitik. “Qëllimi është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027, kjo është një ambicie. Ne na pëlqen ambicia dhe ne jemi të gatshëm dhe me ju në çdo hap. Momenti gjeopolitik është këtu, agresioni i Rusisë në Ukrainë ka riformësuar kontinentin tonë. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë. Jeni plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE dhe së bashku veprojmë si...