Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Jennifer Aniston kundër keqpërdorimit të AI: Imazhi im po përdoret për mashtrime
Aktorja e njohur hollywoodiane Jennifer Aniston ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të keqpërdorimit të teknologjisë, veçanërisht inteligjencës artificiale (AI) dhe videove ‘deepfake’. Në një intervistë për Harper’s Bazaar UK, Aniston u shpreh e tronditur nga mënyra se si imazhi i saj po përdoret në mënyrë të rreme për të promovuar produkte, duke përfshirë suplemente për humbje peshe dhe kolagjen. “Është një tren që ka dalë nga kontrolli. Miqtë më njoftojnë për video të rreme, të cilat ndonjëherë duken aq reale, saqë më duhet t’ia dërgoj avokatëve të mi”, tha Aniston. Problemi nuk prek vetëm figurat publike, por edhe njerëz të zakonshëm që bien pre e mashtrimeve. Një burrë britanik, Paul Davis, u mashtrua duke menduar se po komunikonte me Aniston dhe humbi 266...