Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hashim Thaçi sërish në politikë pasi të dalë nga Haga? Endrit Thaçi: Nuk ka politikan më të përmbushur se babai im
Në një rrëfim ekskluziv për “Grida Duma Podcast”, Endrit Thaçi ka folur për përballjen e babait të tij, ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë dhe për rolin e tij historik në politikën kosovare. I pyetur nga Grida Duma nëse beson që ish-presidenti do të rikthehet në jetën politike pas përfundimit të procesit gjyqësor, Endrit Thaçi tha: “Nuk ka politikan më të përmbushur dhe më të suksesshëm se babai im, ndërsa a do kthehet në politikë apo jo, unë këtë nuk e di, por do ta respektoj çfarëdo vendimi që ai do ta marrë.” Në një moment tjetër të bisedës, Grida Duma e pyeti drejtpërdrejt nëse politikanët aktualë të Kosovës mund të krahasohen me figurën e Hashim Thaçit. Endriti u përgjigj me bindje: “Askush nga ata nuk mund ta kalojë historinë që ka kaluar babi. Babi...