Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nga ka ardhur emri “gegë”? Po “toskë”?!
Foto ilustrim Në gusht të vitit 2004 po lexoja veprën “E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët” të shkruar nga Pashko Vasa e të botuar në frëngjisht më 1879 në Paris. Këtë vepër e kishte përkthyer në shqip dhe e kishte komentuar Mehdi Frashëri duke e botuar në shtypshkronjën “Tirana” më 1935.Ndërmjet të tjerash, te “Shënime mbi kaptinën IX” Mehdi Frashëri shkruante:“… Fjalët Gegë dhe Toskë me të vërtetë dhe në mënyrë të saktë nuk dihet se ku e kanë burimin. Mbas mendimit tonë emrat Gegë dhe Toskë janë emra të përveçëm, të cilët në kohëra të vjetra do të kenë qenë emrat e dy të parëve, princër ose mbretër të vendeve përkatëse.Në malet e Çermenikës ndodhet një shkëmb, të cilit i thonë Gur Gegë; simbas...