Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hamasi kthen edhe 13 pengjet e mbetura, pritet lirimi i të burgosurve palestinezë
Hamasi i ka dorëzuar 13 pengjet e mbetura Kryqit të Kuq në jug të Gazës dhe tani të gjithë janë rrugës për në Izrael. Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet gjatë ditës me disa familjarë të pengjeve.Lexo edhe :Related Posts Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës pritet të lirohen 250 palestinezë të burgosur dhe 1.700 të ndaluar në Gaza nga autoritetet izraelite, përfshirë 22 fëmijë. Në raportimet e mediave izraelite përmendet se të burgosurit janë duke u përgatitur që të lirohen nga burgu Ofer në Bregun e pushtuar Perëndimor. Emrat e të burgosurve që do të lirohen janë publikuar nga Ministria e Drejtësisë e Izraelit./vizionplus.tv