Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama

Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i vedit, Edi Rama. Presidetja, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, u prit më herët edhe nga Presidenti Begaj, me të cilin zhvilloi një takim rreth 45 minuta. Sipas agjendës, në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve. Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri./vizionplus.tv