Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Astrit Kalajës, KLGJ njofton planin e masave emergjente për gjykatat
Këshilli i Lartë Gjyqësor, nisur nga mbledhja e datës 10 tetor 2025 mbi adresimin e problematikave të institucioneve të drejtësisë dhe punonjësve të saj, ka njoftuar planin e masave emergjente. Kështu, në njoftimin zyrtar të KLGJ-së, masat lidhen me marrjen e informacionit të detajuar mbi sigurinë në gjykata, mbi kushtet ekzistuese të shërbimit dhe infrastrukturës në gjykata. “Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 10.10.2025, në vijim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, me qëllim adresimin e problematikave dhe nevojave të ngritura në takimin e zhvilluar nga gjyqtarët, vendosi të hartojë një plan masash që kanë të bëjnë me: -Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor nga secila gjykatë, nga Kryetari,...