Bie në prangat e policisë 23-vjeçari shqiptar/ Goditje ndaj rrjetit kriminal, sekuestrohen 200 kg kokainë, kontrollet..

Bie në prangat e policisë 23-vjeçari shqiptar/ Goditje ndaj rrjetit kriminal, sekuestrohen 200 kg kokainë, kontrollet..

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës kanë goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 200 kilogramë kokainë me një vlerë tregu që arrin në 16 milionë euro. Gjatë operacionit, është arrestuar një shtetas shqiptar, 23 vjeç, (datëlindja 2002) i cili u kap në flagrancë me 191 pako kokaine, një pistoletë me fishekë, si dhe rreth 30 mijë euro në para të gatshme. I dyshuari po ecte në rrugë me një çantë shpine, duke vëzhguar rreth e qark me sjellje të dyshimtë, gjë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e karabinierëve të Komandës Provinciale të Romës, të cilët vendosën ta kontrollonin. Raportohet se gjatë kontrollit personal, iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, e pajustifikueshme, pasi nga verifikimet rezultoi se ai...